“Sot është dita e çlirimit”, Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv për tarifat reciproke: SHBA-ja deri më tani ishte plaçkitur dhe dhunuar nga kombet e tjera

Donald Trump nënshkroi tarifat e SHBA-së, duke njoftuar se “sot është dita e çlirimit, dita kur e bëjmë Amerikën të pasur sërish”.

Trump foli para gazetarëve të pranishëm në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë.

“Sot kemi disa lajme shumë, shumë të mira. Shumë gjëra të mira po ndodhin për vendin tonë”, tha ai.

“Reciproke. Kjo do të thotë që nëse ata e bëjnë ndaj nesh, ne e bëjmë ndaj tyre. Shumë e thjeshtë. Nuk mund të bëhet më e thjeshtë se kaq”, pohoi 78-vjeçari.

Trump tha se SHBA-ja është “plaçkitur, grabitur, dhunuar dhe shfrytëzuar nga kombe të afërta dhe të largëta, si miq ashtu edhe armiq”.

Lajme të tjera |  Irani nis një valë të re sulmesh me raketa, thirrje izraelitëve: Largohuni nëse doni të jetoni

Ai theksoi se, për vite me radhë, “qytetarët punëtorë amerikanë” u detyruan të “qëndronin mënjanë ndërsa kombet e tjera bëheshin të pasura dhe të fuqishme. Tatimpaguesit tanë janë shfrytëzuar për më shumë se 50 vjet, por kjo nuk do të ndodhë më”.

Presidenti amerikan tha se sot është dita kur industria amerikane “do të rilindë”, duke promovuar një “epokë të artë të Amerikës”.

Trump deklaron se veprimet e sotme do të “bëjnë Amerikën të madhe sërish”.

Ai tha se vendet e punës dhe fabrikat “do të rikthehen me vrull në vendin tonë” dhe se konsumatorët do të përfitojnë nga çmime më të ulëta dhe konkurrencë më e madhe “kjo do të jetë me të vërtetë epoka e artë e Amerikës”.

Lajme të tjera |  Endri Shabani kërkon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Bashkia nuk është e Veliajt, sipas ligjit duhet shkarkuar

Bursat amerikane u mbyllën lart, pasi tregtarët injoruan shqetësimet për pasigurinë dhe e shtynë tregun në territor pozitiv.

Indeksi Dow u mbyll me një rritje prej 235 pikësh, ose 0.56 për qind. Indeksi më i gjerë S&P 500 u rrit me 0.67 për qind, ndërsa Nasdaq Composite, i dominuar nga teknologjia, u rrit me 0.87 për qind. S&P 500 shënoi ditën e tretë radhazi me fitime.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us