VIDEO/ Abraham dhe Calhanoglu vendosin derbin! Milan e Inter bëjnë paqe në “San Siro”, finalisti vendoset në sfidën e kthimit

Milan dhe Inter kanë barazuar në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë. Derbi i Milanos, i zhvilluar në stadiumin “San Siro”, nuk kishte fitues, teksa është mbyllur me rezultatin 1-1.

Golin për Milanin e shënoi Tammy Abraham. Sulmuesi anglez e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 47-të të sfidës. Ndërkohë që për barazimin te Inter, mendoi ish-i kuqezi, Hakan Calhanoglu në të 67-tën.

Një barazim që lë hapur gjithçka në ndeshjen e kthimit, aty ku do të vendoset edhe finalisti i Kupës së Italisë. Kujtojmë që fituesi mes Milan dhe Inter, me shumë mundësi do të përballet në finale me Bolognan.

Kjo për shkak se Bologna ka mposhtur me rezultatin 3-0 Empolin në gjysmëfinalen e parë dhe sfida e kthimit pritet të jetë më lehtë për ta, pasi thjeshtë u duhet të menaxhojnë triumfin.

Golat e ndeshjes:

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ 8 milionë euro, klubi i Serie A ofertë zyrtare për shqiptarin e Besiktas

Goli i Abraham

Goli i Calhangolu

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us