Anila Hoxha: Sekreti!

Sekreti.

Në datë 14 mars, një gjyqtar i posaçëm në Tiranë ka vendosur arrest në burg ndaj dy ish-zyrtarëve dhe, po me kërkesë të SPAK, u shpall në një seancë me dyer të mbyllura “ndalimi i publikimit të akteve”.

Nuk pati as njoftim zyrtar për arrestimet, as nga SPAK dhe as Policia.

Anila Hoxha: Sekreti!

Ndërsa pati heshtje nga instucioni dhe për shkak të rëndësisë dhe interesit publik, vazhdova të mbledh informacione nga burimet, që me saktesuan se “po kishte patur ndërhyrje” .

Në 25 mars ju ridrejtova SPAK me kërkesë mbi të njëjtin objekt, duke kërkuar informim për cka kisha mbledhur ; pra të dhena shtesë për të konfirmuar cka më kishin treguar burimet.

Lajme të tjera |  “Politika është k*rvë”, Egla Ceno para ndeshjes Shqipëri – Serbi: Të tregojmë se në trojet tona jemi më të mirë se ata

Që hetimi po kryhej për akuzat e nxjerrjes së akteve sekrete dhe ndërhyrje në sistem.

Dhe me një seri pyetjesh për të cilat prisja konfirmim dhe që mund ti gjeni në foton dy ( emaili datë 25 mars)

Anila Hoxha: Sekreti!

Në 1 prill SPAK përgjigjet pa përgjigjje ishin me frazën : – nuk kemi informacion për të ndarë me ju
U konsultova me ekspertët më të mirë se si duhet të veproje një gazetar përballë një situate të tille.

A duhet të presë derisa sekreti të marrë dhenë , duhet të rrezikojë dhe për pasojë të merret nën hetim apo duhet të respektojë interesin publik.

Më thanë ” qëndro gazetare” .

Dhe kështu po bëj.

Po e publikoj sot ngercin e transparencës fshehur pas sekretit hetimor të një prokurorie, e cila nga data 13 mars kur u arrestuan dy ish zyrtarë, vendos më në fund të ndajë informacion.

Asgjë ska ndryshuar, sekreti vazhdon sekret, megjithatë sot në datë 4 prill ; prokuroria e posacme njofton zyrtarisht mes te tjerash:

Lajme të tjera |  Berisha me mesazh para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Fitore Kombëtares! Ata që janë me Vuçiçin, le të mos shkojnë në stadium

“Nga verifikimet, ka rezultuar se është ndërhyrë vetëm në adresat e e-maile-ve të disa prokurorëve, por jo në sistemin e përgjithshëm të IT-së të institucionit.

Personat përgjegjës kanë arritur të marrin disa informacione, pa mundur të sigurojnë akses në dosje hetimore.

Po ashtu, ata kanë tentuar të ndërhyjnë edhe në email-in e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Z. Altin Dumani, por pa sukses.

Falë një hetimi intensiv të drejtuar nga Prokuroria e Posaçme, me përfshirjen e BKH-së si dhe Sektorit të Ekspertizës të kësaj Prokurorie u bë e mundur që të zbulohej kjo ndërhyrje e paligjshme, duke identifikuar dhe arrestuar brenda 24 orëve dy shtetas – individin që ka realizuar ndërhyrjen në e-mail-e dhe atë që ka shpërndarë informacionin tek persona të tretë.

Gjithashtu u bë e mundur sekuestrimi i paisjeve të përdorura për të realizuar ndërhyrjen si edhe skedarët (file) e shkarkuar.”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us