Ditën e nesërme Borussia Dormtund do të përballet me Barcelonë në kuadër të çerekfinales ë Champions League. Një takim shumë i rëndësishëm për gjermanët, të cilët marrin lajme të këqija një ditë duelit me katalanasit.
Nico Schlotterbeck ka pësuar një dëmtim, i cili e ka detyruar të mbyllë sezonin para kohe. Saktësisht ka këputur ligamentin dhe do të mungojë në muajt në vazhdim. Qendërmbrojtësi tashmë nuk do të mund të japë kontributin e tij ndaj Barçës dhe kjo i shton “dhimbjet e kokës” te stafi i gjermanëve.
Kështu Schlotterbeck bëhet mungesa e 4 e Dortmund për duelin e ditës së nesërme. Të dmëtuar janë edhe Niklas Sule, Marcel Sabitzer dhe Rami Bensebaini.





