FOTO/ Tjetër gol në kampionat, Juljan Shehu “shpërblehet” në Poloni

Juljan Shehu duket se po përjeton momentet më të mira në karrierën e tij futbollistike. Mesfushori para pak ditësh shënoi tjetër gol me skuadrën e tij në fitoren 2-0 që Widzew Lodz mori ndaj Lechia Gdansk.

Një paraqitje mjaft pozitive nga shqiptari, i cili është padiksutim një lider te skuadra polake. Për këtë ky është goli numër 3 që shënon në kampionat, teksa ka dhënë edhe 1 asist.

Kështu në Poloni e kanë përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës së 27-të të kampionatit. Gjithashtu është vlerësuar me notën 7.9.

FOTO/ Tjetër gol në kampionat, Juljan Shehu

Juljan Shehu
Lajme të tjera |  Debuton për herë të parë me Kombëtaren, Luis Hasa flet prag Izraelit: Mora në telefon prindërit sapo më erdhi ftesa, jap maksimumin për fanellën!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us