VIDEO/ “Selman Stërmasi” do të ndërtohet plotësisht, ja si do të duket stadiumi i ri i Tiranës

Stadiumi “Selman Stërmasi” së shpejti do të ndërtohet nga fillimi. Bashkë me stadiumin do të ndryshojë gjithçka edhe në zonën përreth tij dhe gjithçka do të marrë një tjetër fytyrë.

“OMA” është kompania që ka dizenjuar projektin, që gjithashtu pret dritën jeshile për t’u vënë në zbatim. Stadiumi i ri do të jetë i kategorisë IV të UEFA-s, që do të thotë i gatshëm për të pritur ndeshje të niveleve më të larta, përveç finaleve shumë të rëndësishme që kërkojnë stadium me mbi 50 mijë vende.

Tashmë është publikuar edhe një video nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ku tregohet se si do të duket stadiumi.

Lajme të tjera |  Lë me “gisht në gojë” Barcelonën, zbulohen detajet e kontratës së re “monstruoze” të Niko Uilliamsit te Atletik Bilbao

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us