Fitorja ndaj Partizanin rrit besimin në kryeqytet, Tirona Fanatics drejt përballjes së Korçës

Tirana arriti mbrëmjen e djeshme fitoren më të rëndësishme të këtij sezoni. Djemtë e Bledi Shkëmbit veshën kryeqytetin me ngjyrat bardheblu pasi arritën të mposhtnin Partizanin në derbi me shifrat 3-0.

Megjithatë, tifozët e Tiranës nuk janë të mjaftuar me fitoren e djeshme në “Arenën Kombëtare”. Tirona Fanatics kanë reaguar ditën e sotme në rrjetet sociale për ndeshjen e së shtunës ndaj Skënderbeut.

“Të shtunën për spektaklin e rradhës ne korçë!

Nuk ka justifikime…të gjithë drejt bulevardit!

Detajet e transfertës do të dalin në një njoftim të dytë!

Se kto Fanatics…”, shkruan tifogrupi i Tiranës.

Lajme të tjera |  “Djokoviç është nga Kosova”/ Mediat pro-Vuçiç “mohojnë” sportistin e tyre më të mirë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us