E bujshme nga Turqia, Rey Manaj i vetëofrohet gjigandëve gjerman

Një pretendim surprizë transferimi ka dalë në pah për yllin e kombëtares shqiptare, Rey Manaj. Aventura e bomberit në sezonin e ri mund të jetë Bundesliga.

Rey Manaj, i cili u nënshkrua nga Sivasspor pa paguar një tarifë transferimi në verën e vitit 2023, tërhoqi vëmendjen e ekipeve evropiane me paraqitjen e tij . Sipas lajmeve nga “Transfermark” , Manaj i është ofruar Borussia Mönchengladbach përmes agjentëve.

Është raportuar se futbollisti 28-vjeçar ka një klauzolë lirimi prej 4 milionë eurosh . Manaj ka luajtur 58 ndeshje me Sivasspor. Qendërsulmuesi shqiptar ka kontribuar në këto ndeshje me 32 gola dhe 8 asistime.

Lajme të tjera |  Armando Broja “fshinë” Burnley krej papritur! Sulmuesi “bën me krahë” tifozët e Shqipërisë: Kemi ndryshuar stil loje me trajnerin e ri

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us