“Edhe Nastradini do të të kishte zili o Ramso” – Rama i përgjigjet komentuesit: Po BE-në që do të na fusë në gjirin e saj sa më parë, do ta kishte zili?!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur edhe sot komentuesve në “Sy m’sy”.

Një qytetar, i shkruan Ramës: “si futet Shqipëria në Europë me depozita uji në tarracë e pa drita?”

Në përgjigjen e tij, Rama pyet komentuesin nëse do ta kishte zili Bashkimin Europian, vallë Nastradini, meqë do të na fusë në gjirin e saj sa më parë. E ke dëgjuar ti BE-në kur thotë duam të mbyllim negociatat me Shqipërinë brenda vitit 2027?

Qytetari: Ramso, si futet Shqipëria në Europë me depozita uji në tarracë e pa drita? Je gjigant Ramso, edhe Nastradini do të të kishte zili

Rama: Ty Elton, jam i bindur që të duket vetja shumë i zgjuar që bënë këtë lloj komenti ofendues dhe gajasesh, por mua sa më shumë kalojnë vitet, aq më pak i zgjuar më duket vetja. Kështu që nuk po të them se çfarë mendoj për komentin tënd për hyrjen e Shqipërisë në BE, por po të pyes ty: po BE-në do ta kishte zili vallë Nastradini, meqë do të na fusë në gjirin e saj sa më parë. E ke dëgjuar ti BE-në kur thotë duam të mbyllim negociatat me Shqipërinë brenda vitit 2027? Apo edhe kjo të bën për të qeshur ty, meqë sipas teje nuk kemi drita?

Lajme të tjera |  “Ish-Uzina e Bakrit në Rubik do kthehet në fabrikë armësh”, Rama: Synojmë të rrisim pagat çdo vit për Forcat e Armatosura

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us