Tirana udhëton drejt Korçës për “finalen” e mbijetesës, Skënderbeu “zot” shtëpie

Një nga ndeshjet më të rëndësishme që Tirana do të luajë në këtë sezon është padiksutim dueli i së shtunës me Skënderbeun. Një sfidë direkte për mbijetesë dhe që 3 pikët janë të detyrueshme dhe e vetmja zgjidhje për bardheblutë.

Poër kryeqytetasit nuk do të jetë aspak e lehtë transferta e Korçës, kjo pasi historia ka treguar se në vitet e fundit stadiumi i korçarëve është një “tabu” për bardheblutë. Statistikat tregojnë se në 15 vitet e fundit, Tirana ka mundur të siguroë vetëm 4 fitore në Korçë.

Në 22 ndeshje të zhvilluara gjithsej në këtë stadium në 15 vitet e fudnit, vendasit ia kanë dalë të sigurojnë plot 10 fitore. Kjo tregon se korçarët në shtëpinë e tyre përballë ekipit të Bledi Shkëmbit dinë të fitojnë shumë mirë.

Lajme të tjera |  Lë me “gisht në gojë” Barcelonën, zbulohen detajet e kontratës së re “monstruoze” të Niko Uilliamsit te Atletik Bilbao

Dueli i së shtunës mes tyre do të luhet në orën 15:30 do të jetë një “finale” për mbijestesën, pasi siç dihet aktualisht Tirana ka vetëm 1 pikë më pak se Skënderbeu. Bardheblutë ndodhen në vendin e 8-të në klasifikim, ndërsa korçarët janë të 6-tët.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us