FOTOLAJM/ Herald Marku “lë” futbollin, mesfushori 28-vjeçar gati të bëhet trajner

Herald Marku ka zhvilluar një sezon mjaft të mirë në aspektin personal me Flamurtarin. Mesfushori kuqezi i aka dalë që në 26 ndeshje, të shënojë 5 gola, duke qenë një nga pikat kyçe të ekipit vlonjat.

Ndërkohë që po shkëlqen në fushën e lojës, 28-vjeçari po mendon edhe për të ardhmen. Së fundmi, Marku ka marrë lincencën UEFA B, pas kursit që po zhvillon si trajner.

FOTOLAJM/ Herald Marku "lë" futbollin, mesfushori

Herald Marku me lincencën UEFA B

Sot u lincencuan plot 20 trajnerë të rinj në zonën e Fierit, teksa një prej tyre ishte pikërisht mesfushori i Flamurtarit. Duket se edhe pasi të heqë dorë nga futbolli i luajtur, 28-vjeçari s’do të largohet nga ky sport.

Një benefit pozitiv për mesfushorin është se gjatë kursit për trajner, është edhe një lojtar në fushën e lojës. Kjo pritet ta ndihmojë akoma më shumë, për të ardhmen e tij në profesionin e trajnerit.

Lajme të tjera |  “Goli në ‘San Siro’ do të ishte fantastik”, Gjimshiti elozhe Milanit: Pavarësisht problemeve, është një nga skuadrat më të forta në Serie A

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us