Kandidatja e Lapajt shfrenon fantazinë: Marrim 71 deputetë, vetëm në Vlorë kemi 7 mandate!

Etleva Merko, kandidate e Lapajt në Vlorë ka folur e bindur për fitoren e kësaj force në zgjedhjet e 11 Majit. Merko tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se synojnë 7 deputetë në qarkun bregdetar.

Merko tha se nuk e ndiejnë konkurrencën e PS dhe PD, pasi janë dy parti të ezauruara dhe zgjedhjet i fiton Lapja.

“Zgjodha Vlorën për flamurin, Ismail Qemalin. A do ta bëjmë Shqipërinë? Shqipëria Bëhet, aty nis. Synojmë 71 deputetë në rang kombëtar, pse jo? Në Vlorë pse jo 7? Kemi kandidatët më të mirë. Nesër te stadiumi ‘Flamurtari’ do çelim fushatën në orën 06:00 pasdite. Absolutisht s’e ndjejmë konkurrencën e PS dhe PD, sepse janë dy parti të ezauruara dhe nuk kanë më çfarë t’i ofrojnë shqiptarëve. Ne vijmë me figura të reja, njerëz profesionistë, dhe këtë here shqiptarët kanë një alternative, që është nr.6 Shqipëria Bëhet”, deklaroi Merko.

Lajme të tjera |  250 milionë vite më parë Toka pësoi zhdukjen më masive të jetës dhe tani shkencëtarët e dinë arsyen pse

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us