VIDEO/ Inter nuk fal Cagliarin, zikaltrit e Asllanit “marshojnë” drejt titullit kampion

Interi ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme sonte përballë Cagliarit me rezultatin 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të Serie A. Skuadra zikaltër kryeson e qetë tabelën e kampionatit me 71 pikë të grumbulluara.

Vendasit e mbyllën pjesën e parë të takimin në mënyrë perfekte duke arritur të shënojnë dy herë me Arnautovic dhe me Lautaro Martinez. Ndërsa pjesa e dytë nisi me gol për miqtë, që arritën të shënojnë me Piccolin.

Megjithatë, Yann Bisseck arriti të shënoi golin e qetësisë për ekipin e Simone Inzaghit. Ky i fundit i dha mundësinë dhe Kristjan Asllanit duke i dhënë mesfushorit shqiptar 10 minuta në këtë takim.

Lajme të tjera |  Partizani kërkon lider në mesfushë, projektohen afrime të bujshme

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us