VIDEO/ Kryeministri Edi Rama surprizohet në Milano, ish-futbollisti i Juventusit i dhuron fanellën e veçantë

Ditën e sotme kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Milano për të zhvilluar një takim me emigrantët shqiptarë në Itali. Ky takim po mbahet në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Gjatë takimit për Ramën kishte dhe një surprizë të këndshme. Ish-futbollisti italian, Alessio Tacchinardi i ka dhuruar kryeminstrit shqiptar fanellën e Juventusit, ekip me të cilin vetë Rama është një tifoz i “zjarrtë”.

“Po ta dhuroj këtë bluzë me numrin 5, sepse do të të sjellë fat”, ishin fjalët e ish-futbollistit të “Zonjës së Vjetër”.

 

Lajme të tjera |  Një italian vendos drejtësi në “Air Albania”, para 10 vitesh ka gjykuar kuqezinjtë në “Qemal Stafa” (EMRI)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us