Larg Superiores prej 4 sezonesh, Flamurtari për “jetë a vdekje” ndaj kampionëve të Vorës

Të dielën në orën 15:00 do të zhvillohen të gjitha takimet e javës së fundit të Kategorisë së Parë, takimi më i rëndësishëm është ai mes Vorës dhe Flamurtarit. Një përballje tejet e vështirë kjo për skuadrën vlonjate në transfertë.

Skuadra e Flamurtarit pozicionohet në vendin e dytë të renditjes që e çon direkte në Kategorinë Superiore, por është vetëm një pikë larg Besës së Kavajës që ndodhet një vend më poshtë.

Ekipi i Emiliano Çelës do të përballet në transfertë me Valbonën në një ndeshje të thjeshtë në letër. Në rast të një fitoreje të Besës dhe qoftë një barazim i Flamurtarit ndaj Vorës, ekipi vlonjat do të zbriste në zonën e Play Off-it.

Lajme të tjera |  “Nuk ishim të rrezikuar nga ata”, Redi Jupi: Mund ta fitonim ndeshjen kundër Serbisë, Silvinjo të bënte më mirë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us