Igli Tare te Milan, zyrtarizimi pas Pashkës

Të gjitha rrugët të çojnë te Igli Tare që mbetet në pole position edhe pas takimit të pasdites së djeshme me Giorgio Furlani-n në Romë.

Ishte etapa e parë e një turi të shkurtër për Milanin e të nesërmes. Për të mbërritur tek shtrëngimi i duarve duhen të paktën 3 takime pasi në të djeshmin nuk u fol për kontratën e shqiptarit. Për të cilën duhet të ketë një takim me Gerry Cardinale-n me të cilin Tare bisedoi në Londër në shkurt.

Ish-Drejtori Sportiv i Lazio-s pëlqehet për eksperiencën e gjatë në Itali si dhe për faktin se mes kandidatëve – Tare është i vetmi pa kontratë dhe më të klubi kuqezi mund të fillojë ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri. Të zgjedhë trajnerin dhe të përcaktojë strategjitë e një merkatoje që nuk mund të llogarisë mbështetjen financiare të Champions.

Lajme të tjera |  Tifozi me ‘fytyrën flamur’ bën parashikimin: Shqipëri-Serbi 3-1! Detajet kuqezi në veshjen e tij që tërheqin vëmendjen

Maldini e kërkoi Taren për të njëjtin pozicion që në vitin 2019, por shqiptari preferoi të vazhdonte me Lazio-n.

Për t’u zgjidhur mbeten rinovimet e Mike Maignan dhe Theo Hernandez si dhe vendimet për të ardhmen e Luka Jovic e Tammy Abraham. Një tjetër detyrë për Taren është krijimi i të ardhurave nga të huazuarit. Duke filluar me Pierre Kalulu-Juventus. Me shitjen e Alexis Saelemaekers për të cilin Roma duhet të shpenzojë 25 milionë euro dhe Ismael Bennacer te Marseja.

Vendimi për firmën me Taren nuk mund të shtyhet më shumë se pas festës së Pashkëve. Deri atëherë Milan do të zbresë në fushë të dielën ndaj Atalantës dhe të mërkurën e ardhshme në derbin e “Coppa Italia” ndaj Inter.

Lajme të tjera |  Silvinjo kthen Hysajn dhe heq Asanin, sulm i pazakontë për kuqezinjtë! Publikohen formacionet zyrtare të Shqipëri-Serbi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us