U tha se do të shitet nga Chelsea, londinezët i vendosin çmim talentit shqiptar

Armando Broja ka filluar të bëjë progres nën urdhërat e trajnerit David Moyes, çka ka rënë në sy te bordi i Chelsea.

Sipas informacioneve të fundit nga “Chelsea News”, thuhet se klubi londinez i ka vendosur çmim sulmuesit me origjinë shqiptare, plotë 30 milionë paundë.

Integrimi në ekipin e Evertonit për 23-vjeçarin ka rritur optimizmin në pretendimet e Bluve. Por nëse i referohemi vlerës nga “Transfermarkt”, kartoni i Brojës nuk shkon më shumë se 13 milionë euro, hendek i konsiderueshëm.

 

Lajme të tjera |  VIDEO/ “Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri”, banderola e tifozëve kuqezi mbulon Piramidën në Tiranë!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us