Tirana është skuadra më e çuditshme e këtij kampionati. Shifrat e saj janë “beter”, aq sa bardheblutë një kampionat dhe dy ndeshje nuk fitojnë dy ndeshje rresht
Më saktë, një dopietë te bardheblutë, mungon prej 38 ndeshjesh. Tirana këtë kampionat nuk e kanë shijuar asnjëherë mundësinë që të fitojnë dy herë rresht. Për herë të fundit dy fitore rresht janë marrë në 13 dhe 19 prill 2024, ose gati 10 muaj përpara, ndaj Erzenit dhe Kukësit.
Që prej asaj kohe, bardheblutë kanë fituar shtatë takime nga 38 të mundshmet, por pa triumfuar dy herë radhazi. 12 ndeshje janë mbyllur me humbje, ndërsa 19 përballje të tjera janë ndarë në barazim. Tirana këtë kampionat ka 36 pikë, në 34 javë, ndërsa kanë mundur nga dy herë korçarët dhe Bylisin. Ekipi kryeqytetas është i teti në renditje shumë larg vendit të katërt si dhe është jashtë Kupës së Shqipërisë. Bardheblutë, madje luftojnë që të mos bien nga kategoria.
Në fakt, Tirana mund të shënojë rekordin e zi nëse pëson edhe shtatë gola të tjerë. Tirana duhet të themi së pëson 1.27 gola për ndeshje. Një mesatare shumë e lartë për një skuadër futbolli. Në lidhje mes golave të pësuar dhe ndeshjeve, Tirana 2023- 2024 ishte mbrojtja e katërt më e keqe. Më para saj, Tirana e vitit 1947 me 3.13 gola të pësuar për takim. Më pas, Tirana e 1951 me 1.73 gola, Tirana e 1950-s me 1.50 gola.





