Barcelona më pak favoritja, Interi i dyti! “Opta” zbulon favoritët për të fituar Championsin

Mbrëmjen e djeshma janë përcaktuar dhe dy gjysmëfinalistet e dyta të Champions League. Arsenali që eliminoi Real Madridin dhe Interi që u kualifikua ndaj Bayern Munich janë dy ekipet e radhës.

Të martën në mbrëjme, Barcelona preu biletën në gjysmëfinale duke eliminuar Borussia Dortmundin, ndërsa PSG eliminoi Aston Villën. Në gjysmëfinale zikaltrit do të përballen me katalanasit, ndërsa parisienët me “topçinjtë”.

Tashmë “Opta” ka bërë të ditur dhe ekipet favorite që mund të ngrenë në qiell trofeun e Championsit. E katërta renditet Barcelona me 21.8% dhe i treti Paris Saint-Germain me 24%. Në vendin e dytë ndodhet Interi me 25.5% dhe favoriti kryesor Arsenali me 28.7%.

Favoritët e Champions League:

Arsenali 28.7%

Interi 25.5%

Paris Saint-Germain 24%

Barcelona 21.8%

Lajme të tjera |  Nis sot cikli “Maran”, Kombëtarja zbret në fushë për miqësoren e parë përballë Izraelit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us