2 rikthime në grup dhe disa lojtarë që stërviten individualisht, situata e infermierisë së Juventusit

Pas fitores në javën e fundit ndaj Lecces në shtëpi, Juventusi do të rikthehet në fushën e lojës të hënën. Bardhezinjtë do të udhëtojnë drejt Parmës për t’u përballur me vendasit në orën 20:45.

Një takim i rëndësishëm ky për të kuptuar ecurinë e “zonjës së vjetër” dhe për rrugëtimin për një vend në zonën Champions. Një lajm i mirë ka ardhur ditën e sotme për trajnerin Igor Tudor nga infermieria e bardhezinjve.

Mattia Perin dhe Renato Veiga kanë kryer stërvitje sot me pjesën tjetër të ekipit dhe janë të gatshëm për ndeshjen e radhës. Përsa i përket Kenan Yildiz, turku vazhdon t’i nënshtrohet terapisë. Ndërsa Koopmeiners, Mckennie dhe Mbangula vijojnë të stërviten veçmas.

Lajme të tjera |  Elbasanit i rikthehet “bisha” 200 mijë euro në sulm, gati për ndeshjen me Vllazninë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us