“Është ndarë me burrin?! Atë zgjidh!”/ Rama ndan “prapaskenat” e përzgjedhjes së kandidateve për deputete në Dibër

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar 4 mandate deputeti në qarkun e Dibrës. Në fjalën e tij gjatë një takimi me gratë në Peshkopi, kryesocialisti përmendi edhe 2 nga zonjat kandidate për deputete, Valbona Kola dhe Festime Mjeshtri, ku nuk i kurseu batutat.

“Nuk e ke idenë ça halli ishte të gjeje kandidatë. Mblidheshin burrat, laj thaj 7 veta. Atëherë një grua tjetër që ju e mbani mend besoj, më thotë more si i bëhet kësaj pune, se nuk shkon?! Shko atje, po ata burra, se ai njeh ca të fortë. I thashë po sikur me i ra komplet nga krahu tjetër?! Është Festa tha po sikur nuk ma duan shumë se jo është ndarë nga burri. Është nda nga burri thashë? Po atë zgjidh mor, ajo është për ne!! Dhe ja ku është! Si fitoi Festa në Bulqizë? Me gra! Nëpër kafe bëjnë si të fortë, por kur vijnë me vonesë ulin kokën aty te dera. Ja ku është dhe Valbona!,”-tha Rama.

Po ashtu, gjatë fjalës së tij, Rama kërkoi nga zonjat e pranishme në sallë që të orientojnë për votën edhe bashkëshortet e tyre. Ai u bëri thirrje atyre që të flasin me gratë e demokratëve, që më pas ato të bindin burrat e tyre për të votuar vetëm Partinë Socialiste. Për të, më 12 maj, Peshkopia duhet që të “zgjohet” rozë.

Lajme të tjera |  Tentuan të ikin pa paguar, roja i parkingut iu doli para, turistët turq e marrin zvarrë me makinë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us