“Rreziku nga Hoxha? Nuk e mendoj të tillë, më ndihmon eksperienca e tij”, Pano Qirko para Bylisit: Të japim 100%

Partizani do të përballet këtë të shtunë në transfertë me Bylisin për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Adush Muça”, nis në orën 15:30.

Në prag të këtij dueli ka folur portieri i të kuqve, Pano Qirko. Përsa i përket rivalitetit me Alban Hoxhën, Qirko thotë se kjo nuk ndikon te marrëdhënia e tyre, madje ai mëson shumë nga eksperienca e legjendës së portës së Partizanit.

Rrezik për vendin e titullarit me Alban Hoxhën?

Nuk mendoj se është rrezik. Ne e dimë dhe stërvitemi çdo ditë me Albanin. Kjo gjë mua më ndihmon shumë, sepse e di që Albani eshtë një nga portierët më të mirë në Superiore, ka eksperiencën e tij. Çdo ditë që unë stërvitem me të aq më shumë gjëra mësoj. Siç është trajneri edhe Albani më jep këshillat e duhura.

Çfarë ka ndryshuar në skuadër?

Lajme të tjera |  E konfirmuar! Zgjedhje e çuditshme për futbollistin e Kombëtares, ndryshon formula e largimit

Mendoj stabiliteti në mbrojte është pika kyçe, mendoj ritmi. Me atë stabilitet që kemi krijuar mund të bëjmë mirë në kampionat dhe kjo mund të jetë gjeja e duhur. Edhe unë edhe Albani besoj se ndjehemi mirë me atë stabilitet në mbrojte.

Eshtë fundi i kampionatit dhe çdo ndeshje është e rëndësishme në këtë situatë që kemi ardhur. Na pret një ndeshje e vështirë me Bylis. Siç ata kanë nevojë për pikët e tyre , ashtu kemi edhe nevojë për pikët tona. Jemi vetem një pikë larg , thjesht duhet të mendojmë për ndeshjen tonë pa e patur mendjen se çfarë bën Elbasani. Duhet të fokusohemi vetëm te ndeshja në Ballsh, të japim 100% tonë , të kemi stabilitet dhe mendoj që do të arrijmë atë që duam.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us