“Goli në ‘San Siro’ do të ishte fantastik”, Gjimshiti elozhe Milanit: Pavarësisht problemeve, është një nga skuadrat më të forta në Serie A

Atalanta do të përballet këtë të diel në transfertën e vështirë me Milanin për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të Serie A. Supersfida që do të zhvillohet në stadiumin “San Siro”, nis në orën 20:45.

Dy ditë para këtij dueli, ka folur mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti. Kapiteni i Kombëtares kuqezi thotë se Milani është një nga skuadrat më të forta në kampionatin italian, pavarësisht problemeve që kanë pasur kohët e fundit.

“E parë nga jashtë, është e vështirë të gjykosh. Kanë paguar çmimin për ndryshimet e shumta të trajnerëve dhe lojtarëve. Pavarësisht kësaj, duke para kualitetet individuale, mbesin mes skuadrave më të forta në kampionat, afërsisht me nivelin e Interit.

Ndeshja e së dielës? Çdo ndeshje llogaritet, nuk mendoj se kjo sfidë ndaj Milanit është më e rëndësishme se të tjerat që janë luajtur. Pas humbjes me Interin, humbëm mundësinë që të synojmë titullin, por tani duhet të fokusohemi vetëm te 3 pikët e radhës.

Goli në ‘San Siro’? Si fëmijë luaja përpara, isha më i gjatë dhe ishte kënaqësi të shënoja. Një gol në ‘San Siro’ do të ishte fantastik, por objektivi i vërtetë është fitorja. Si mbrojtësi mësova të lexoj lëvizjet e sulmuesve dhe kushedi, një ditë do të më ndihmojë që të shënoj një gol vendimtar”, u shpreh Gjimshiti.

Lajme të tjera |  FOTOLAJM/ Tirana u jep lajmin e keq tifozëve para Teutës, sulmuesi shfaqet në spital

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us