Aubameyang i jep “leksion” Cristiano Ronaldos, Al Nassr i thotë “lamtumirë” titullit

Ekipi i Al Qadisiya nën “dirigjimin” e Aubameyang ka mposhtur me shifrat e ngushta 2-1 Al Nassr e Cristiano Ronaldos. Kjo disfatë i ka kushtuar rëndë skuadrës së CR7-ës, të cilët aktualisht pozicionohen në vendin e 3-të me 57 pikë, 8 pikë më pak se liderit e Al Ittiad.

Ronaldo nuk ishte në gjendje të linte gjurmë në ndeshje, ndërsa Aubameyang rezultojë përcaktues më golin e tij në minutën e 87. Kanë mbetur edhe 6 javë nga përfundimi i kampionatit në Arabi, aty ku çështja e titullit është mes Al Ittiad të Karim Benzema dhe Al Hilalin e Aleksander Mitrovic.

Lajme të tjera |  "Rezultati nuk vlen sa paraqitja në fushë", Kristjan Asllani zbulon pak nga Rolando Maran: Trajneri kupton shumë nga futbolli! Besiktasi? I lumtur për...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us