Rama tallet me Berishën: Imagjinoni të vejë bufi të negociojë me BE, të thotë ‘do të ngrejmë tavanin’

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi në Korçë, ka folur për Bashkimin Europian, duke thënë se “detyra që duhet të bëjnë shqiptarët është t’i japin një shtysë të fortë negociatave.”

Rama ironizoi Sali Berishën, teksa po fliste për integrimin europian.

“Sot për herë të parë që nga rënia e komunizmit, nuk mjaftohet duke thënë një ditë ju mund të jeni pjesë e jona, por ka hapur derën. Për herë të parë kemi një afat, të vendosur bashkërisht.

Detyra që duhet të bëjnë shqiptarët është t;i japin një shtysë të fortë negociatave. Të mbarosh në 3 vjet negociatat është çmenduri. Nëse nuk kapim afatin, mund të na mbyllet dera. Mund ta lejojmë ne këtë? Jo.

Dera mund të mbyllet për një arsye shumë thjeshtë, edhe sikur të mos ishte këneta në anën tjetër, po të ishin ca burra normale. Prapë, vetëm koha sa të bëhet qeveria, ikin 6 muaj, nuk kapet më 2027, mbyllet dera.

Lajme të tjera |  A duhet të dorëhiqet Berisha nëse humb zgjedhjet? Blendi Këlliçi: Statusi thotë se...

Imagjinoni shqiptarët të votojnë për ti dhënë mandat bufit të kënetës të shkojë në BE edhe të flasë me ata, pasi ata kanë ndryshuar komplet bindjen për Shqipërinë. Mbasi sot Shqipëria është një vend i respektuar ndërkombëtar, shqiptarët ti thonë prit se kemi bërë gabim se ne jemi këta. E të çojnë bufin atje të thotë; do t’ju ngremë tavanin’. E patë, u tha do ju ngrejë tavanin. Është diçka që nuk mund ta bëjmë. BE na duhet”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us