Nga Empoli i Ismajlit te Interi i Asllanit dhe Atalanta e Gjimshitit, shqiptarët marrin “skenën” në Itali (NDESHJET)

Dita e sotme në Itali do të jetë mjaft interesante. Kjo pasi disa ndeshje do të luhen në kampionat, të cilët janë të vlefshme për  javën e 33-të të Serie A.

Në fushë do të zbresin disa nga futbollistët e Kombëtares shqiptare, ndaj dhe vëmendja më e madhe e tifozëve është andej nga Italia. Fillimisht në fushë do të zbresë Ardian Ismajli, i cili me Empolin e tij pret në shtëpi skuadrën e Venezias. Duel ky që do të startojë në orën 15:00, me Empolin qëq do të synojë fitoren ndaj rivalit direkt për mbijetesën.

Ndërkohë në orën 18:00 do të jetë radha e Kristjan Asllanit për të zbritur në fushë. Interi do të luajë në transfertë ndaj Bolognas, me ziklatërtit synojnë një tjetër fitore për të “blinduar” kreun e klasifikimit dhe për t’u shkëputur nga Napoli.

Në orën 20:45 “San Siro” do të rrëmbejë “skenën”. MIlani do të presë në shtëpi skuadrëne  Atalantës. Berat Gjimshiti e shokë do të hyjnë në fushë vetëm për fitoren, e cila është shumë e rëndësishme për “blinduar’ vendin e 3-të në klasifikim. Pozicion ky që të siguron Champions League sezonin e ardhshëm.

Nga Empoli i Ismajlit te Interi i Asllanit dhe Atalanta e Gjimshitit,

Lajme të tjera |  Mbappe zhgënjen edhe si pronar, klubi francez bie në kategorinë e tretë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us