Besimtarët e krishterë po kremtojnë festën e Pshkës në të gjithë vendin. Gjithçka nisi një natë më parë, kur u mbajtën meshat në të gjitha kishat ortodokse dhe ato katolike, pasi këtë vit, këtë vit, Pashkët e të gjithë besimtarëve të krishterë, katolikë, ortodoksë apo edhe protestantë, përkuan në të njëjtën ditë. Sipas traditës, ndryshe nga besimtarët katolikë, besimtarët ortodoksë marrin dritën pas kremtimit dhe e çojnë atë në shtëpitë e tyre, si një simbol të ringjalljes dhe shpresës.
Në kryeqytet, meshat u mbajtën në Katedralen Katolike “Shën Pali” dhe në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë. Në orën 22:00 nisi kremtimi në Katedralen Katolike “Shën Pali”, ku besimtarët u mblodhën për meshën e Pashkëve, festën më të madhe të kalendarit të krishterë që simbolizon ringjalljen e Jezus Krishtit. Një orë më vonë, në orën 23:00, kremtimi vazhdoi në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në qendër të Tiranës.
Pas meshës u zhvillua dhe ceremonia e thyerjes së vezëve të kuqe me urimin “Krishti u ngjall”. Festa është shpërndarë në të gjitha qytetat e Shqipërisë. Në vlorë, besimtarët iu drejtuan Kishës së Shën Theodhorit. Ceremonia e Pashkës në Berat u kremtua në Katedralen “Shën Dhimitri”. Vigjilja e Pashkës është kremtuar edhe në kishën katolike të shënjtërve “Pjetri e Pali” në Lushnjë.