VIDEO/ I gjithë stadiumi në këmbë për Uzunin, sulmuesi i Kombëtares flirton me supergolin

Austin fitoi 1 me 0 përballë Los Angeles Galaksi. Ndeshja e vlefshme për MLS u vendos nga një gol i pjesës së dytë

Myrto Uzuni e luajti këtë ndeshje të plotë tek Austin. Sulmuesi i Kombëtares flirtoi edhe me një supergol.

Ishte fillimi i ndeshjes, pikërisht minuta e shtatë, kur Uzuni provoi me roveshatë. Topi përfundoi mbi traun e portës kundërshtare.

Veprimi akrobatik i Uzunit bëri që të gjithë të çohen në këmbë. Më pas edhe duartrokitjet ishin legjitime.

Roveshata e Uzunit: (VIDEO)

Lajme të tjera |  "Rezultati nuk vlen sa paraqitja në fushë", Kristjan Asllani zbulon pak nga Rolando Maran: Trajneri kupton shumë nga futbolli! Besiktasi? I lumtur për...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us