Endri Çekiçi u transferua në ekipin e tij të ri këtë merkato janari, në skuadrën e Adanaspor. Mesfushori shqiptar luan bashkë me Sokol Cikalleshin në një ekip në Kategorinë e Dytë të Turqisë.
Ditën e sotme, ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare është bërë protagonist në pjesën e parë në sfidën përballë Yeni Malatyaspor. Endri Çekiçi gjeti rrjetën pranë fundit të pjesës së dytë.
28-vjeçari mori përsipër penalltinë e akorduar për ekipin e tij, të cilën e shndërroi në gol dhe i dha avantazhin e dyfishtë Adanasporit. Çekiçi regjistron paraqitjen e tij të tetë këtë sezon, duke shënuar dy gola dhe një asist.