Vetëm 1 mrekulli shpëton Tiranën, llogaritë e bardhebluve për të qëndruar në Superiore

Tirana do të luajë gjithë sezonin javën që vjen në sfidën me Dinamon. Përballje kjo që do të zhvillohet ditën e dielë në orën 15:30 dhe që është sfida e fundit e këtij sezoni në Superiore.

Bardheblutë aktualisht janë në vendin e 9-të në klasifikim, teksa kanë 36 pikë, po aq edhe Laçi që ndodhet i fundit. Tashmë kryeqytetasit janë të dënuar vetëm për fitoren në derbi për të shpresuar të ndodhë mrekullia, ndërsa çdo rezultat tjetër ndaj Dinamos përveç 3 pikëve do t’i çonte ata në Kategorinë e Parë.

Kështu me fitoren e mundshme të Tiranës, shpresat do të rriteshin për bardheblutë për të siguruar edhe nga “Play-Out”.

Lajme të tjera |  “Trajneri i ri është shumë rob i mirë", Kristjan Asllani pas humbjes me Izraelin: E ardhmja? Besiktas ka të drejtën e blerjes, por...

Fakti që Skënderbeu dhe Bylisi do të sfidohen mes tyre në Korçë dhe çfarëdo rezultati të kete mes tyre, Tirana do të ngjitej në vendin e 8-të. Fatmirësisht bardheblutë kanë bilanc më të mirë ndaj Laçit, Skënderbeut dhe Bylisit në duelet direkte mes tyre, por dhe nga ana tjetër ekipi i Bledi Shkëmbit nuk ka asnjë mundësi për vendin e 7 që do e shpëtonte plotësisht nga rënia, pa shkuar në ndeshjen shtesë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us