Victor Osimhen Do të largohet nga Galatasaray në fund të këtij sezoni. Vetëm pas 1 sezoni qëndrimi në Turqi, palët siç duket kanë vendosur të ndajnë rrugët mes tyre.
Destinacioni i ardhshëm i sulmuesit sipas mediave turke do të jetë Premier League. Osimhen ka rënë dakort paraprakisht me Manchester United, me palët që kanë diskutuar për detajet personale të kontratës.
Sipas gazetarit turk, Aygun Oziopek, marrëveshja do të jetë për 5 vite, me një pagë prej 15 milionë euro në vit për sulmuesin nigerian. Gjithashtu pretendohet se tarifa e transferimit do të jetë 60 milionë euro.
Siç dihet Osimhen luan te Galatasaray hë formë huazimi deri në fund të këtij sezoni. Në këtë sezon ka luajtur në 34 ndeshje, ku ka mundur të shënojë 29 gola dhe ka asistuar në 6 raste.