VIDEO/ Flamurtari në Superiore pas 5 vitesh, Apolonia në Play Off! Korabi qëndron dhe Kastrioti shkon në Play Out

Flamurtari ka mposhtur Vorën me shifrat 1-0 dhe është zyrtarisht ekipi i dytë që ngjitet në Kategorinë Superiore. Besa ka triumfuar në transfertë ndaj Valbonës me shifrat 3-1, por do të luajë në Play Off.

Burreli ka mposhtur Kukësin me shifrat 3-1, duke çuar në Play Out ekipin verilindor. Korabi ka siguruar qëndrimin në Kategorinë e Parë pasi mposhti Pogradecin me shifrat 3-0.

Kastriotit nuk i mjafton fitorja ndaj Erzenit me shifrat 3-2, pasi do të shkojë në Play Out. Apolonia është renditur në vendin e gjashtë të Play Off-it pasi doli barazim me Lushnjen e një vendi më poshtë.

Vora 0 – 1 Flamurtari (Ememe 33′)
Goli i Ememe

Apolonia 0 – 0 Lushnja

Erzeni 2 – 3 Kastrioti (Isteri 27′, Tahiri 63′ /  Lushaku 52′, Musaj 70′,81′)

Valbona 1 – 3 Besa (Vidrica 77′ / Migone 54′, Greca 68′, Nonato 75′)

Korabi 3 – 0 Pogradeci (Disha 35′, Marku 43′, 53′)

Kukësi 1 – 2 Burreli (Bircaj 82′ / Paloka 3′, Ferruku 50′)

Lajme të tjera |  MBIJETESA NË SUPERIORE/ Përfundimi me pikë të barabarta, ja cilat skuadra kanë avantazh në raport me rivalët

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us