Matias TatangeloApolonia siguroi Play Off-in e Superiores pas një barazimi me Lushnjen ditën e sotme. Në përfundimin e takimit, trajneri i fierakëve Matias Tatangelo doli në prononcim për mediat.
“Mendoj që kemi bërë një ndeshje të mirë nga fillimi deri në fund. Kemi gabuar shumë, mund të kishim shënuar të paktën dy gola sepse kemi pasur shumë shance. E dinim vështirësinë e ndeshjes pasi ata vinin këtu për fitore. Jam shumë i lumtur sepse derbi është i vështirë, kemi punuar mirë gjatë javës, lojtarët e kanë kuptuar se çfarë ne kërkonim dhe jemi shumë të lumtur.
Ne që kemi qenë në fushë për shumë vite, mund të shënojmë, por goli nuk shkon. Jam i lumtur sepse ndeshja shkoi ashtu siç duhet dhe shpresoj që djemtë të shënojnë në ndeshjet e tjera. Nuk ishte shumë e thjeshtë, kur kam ardhur këtu janë ndryshuar dy herë trajnerët. Kur ndodh kjo gjë edhe morali i djemve ulet, përtej kësaj duhet të punonim me mentalitetin e grupit.
Për mua është kjo, ne kemi bërë një grup shumë të bukur. Kënaqemi shumë edhe në stërvitje, për këtë jemi shumë të lumtur. E di që do të jetë e vështirë, do të luajmë me Besën. Arritëm deri këtu, edhe nëse do të kemi 1% mundësi do ta shfrytëzojmë deri në fund për të arritur atë që duam.”, u shpreh Tatangelo.