“Dikur ligjin e bënin burra të dhunshëm”, Rama: Kamza është grua, Shqipëria është grua

Edi Rama ka mbajtur takimin e radhës elektoral, këtë herë duke u ndalur në Kamëz.

Ai është takuar me një grup mbështetësesh gra të Partisë Socialiste, para së cilave ka mbajtur edhe një fjalim.

“Është realisht e pabesueshme po të kesh parasysh se nga jemi nisur dhe të shohësh këtë lumë vajzash që nuk dihet ku ka fund. Unë e mbaj mend shumë mirë kur Rakipi e ka prekur forcën e grave këtu. Ka qenë fushata e tij e parë fare shumë vite më parë, ku tentuam t’i japim Kamzës një shans, një rrugë të re, por nuk mjaftoi dhe në atë kohë për shumë nga vajzat e reja që janë këtu mund t’u duket e pabesueshme, në 2011.

Një dekadë e pak. Në disa qendra votimi ishte e pamundur të shkoje në komision sepse aty ligjin e bënin disa burra të dhunshëm. Më kujtohet Rakipi kur kemi folur, e më tha që ka pika kur nuk ka votim se ka njerëz të dhunshëm që të marrin me forcë votën ose s’të lënë të votosh. Ato më të vështirat dolën të vetmet që nuk ka pasur probleme se Rakipi çoi gra atje në komision. Kjo ka qenë një nga shumë provat”, tha Rama.

Lajme të tjera |  E RËNDË në Gjirokastër/ 17-vjeçari i jep fund jetës, dyshohet se...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us