“Kokë më kokë” për vendin e 4-të, te Elbasani rikthehet “makthi” i Partizanit

Elbasani dhe Partizani do të bëjnë mes tyre llogaritë për vendin e 4-të në tabelën e klasifikimit. Pozicion ky që të çon në “Final – Four” dhe të jep mundësinë për të tentuar edhe titullin kampion.

Ekipet do të sfidohen mes tyre ditën e dielë në orën 15:30 në “Arenën e Demave”, teksa do të përplasin “brirët” për 3 pikët. Në fakt për verdheblutë do të bënte punë edhe barazimi, pasi ekipi i Ivan Gvozdenovic është më i avantazhuar në përballjet direkte mes tyre në këtë sezon.

Në këtë mënyrë Elbasani luan për 2 rezultatet, teksaa Gvozdenovic ka edhe një rikthim të rëndësishëm në skuadër para kësaj sfide. Rikthehet “makthi” i Partizanit dhe bëhet fjalë pikërisht për Emiljano Mustën.

Mbrojtësi i majtë në këtë sezon ka mundur t’i shënojë plot 3 golave të kuqve, duke i dhënë kështu pikë të rëndësishme verdhebluve. Musta do të jetë i gatshëm për trajnerin serb, i cili në këtë mënyrë do të ketë një “armë” më shumë ndaj kundërshtarëve.

Lajme të tjera |  5 klube në SHBA duan Thomas Muller

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us