Ish-lojtari i njohur i Interit i thur elozhe futbollistit shqiptar: Një nga mbrojtësit më të nënvlerësuar të Serisë A

Xhuzepe Bergomi ka analizuar skuadrën e Napolit në “Sky Sport”.

Ish-futbollisti j njohur italian ka vlerësuar së tepërmi Amir Rrahmanin, i cili sipas tij është një nga mbrojtësit më të nënvlerësuar në Serinë.

Ai ka deklaruar se i vetmi pozicion ku Napoli mund të përforcohet është ai i krahut të majtë të linjës së sulmit.

“Pyetja që i bëj vetes është kjo: ‘Ai mund ta përmirësosh këtë skuadër’? Po flas për titullarët. Ndoshta mund të blejnë dikë në prapavijë, por aty është Rrahmani, një nga mbrojtësit më të nënvlerësuar të ligës sonë, në një kohë që ai është realisisht shumë i fortë.

Ndoshta mund të blejnë një anësor të majtë për sezonin e ardhshëm dhe të përforcojnë ekipin titullar. Gjithsesi, forca mbrojtëse e kësaj skuadreje është e pabesueshme, numrat thonë gjithçka”, ka deklaruar Xhuzepe Bergomi.

Lajme të tjera |  Interi me tre mungesa të rëndësishme, Kristjan Asllani “fërkon” duart para Milanit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us