“Kush shkon tek ai është gjysmak”, kryeministri Rama gjuhë fyese: Je autik nëse zgjedh kënetën!

Kryeministri Edi Rama i është hakërryer mbështetësve të Sali Berishës, duke i cilësuar ata si “gjysmakë” dhe duke përdorur gjuhë fyese.

Gjatë një takimi me pensionistët në Gjirokastër, kreu i qeverisë u shpreh se ata që mbështesin Berishën dhe “zgjedhin kënetën në vend të rrugës drejt Bashkimit Europian” janë, sipas tij, autikë në aspektin politik.

Burrat që shkojnë pas Saliut, në kënetë, janë gjysmakë. Kush zgjedh kënetën në vend të BE-së është autik politik. Paguajtën lekët e dynjasë për të paguar Latifin. Më hidhen mua pse them gjysma e burrave janë çyrykë. Po ça të them, e them si metaforë, nuk është raport klinik. Për mua kush shkon në kënetë është gjysmak. Të zgjedhësh midis BE dhe kënetës, kënetën dmth nuk je mirë, politikisht je autik, s’je mirë”, tha Rama.

Lajme të tjera |  “Nëse nuk martohem me ty…”, Papa Françesku u bë prift… për shkak të një zhgënjimi dashurie

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us