Dollari në pikiatë/ Cek 85 lekë, kuota më e ulët në një dekadë

Dollari amerikan është duke u zhvlerësuar me shpejtësi kundrejt monedhave kryesore të botës, por edhe kundrejt lekut shqiptar.

Në tregun shqiptar një dollar ka zbritur në nivelin më të ulët të dekadës duke cekur nivelin e këmbimit me 85 lekë. Brenda këtij muaj dollari është zhvlerësuar me gati 6 lekë, pasi më 1 prill këmbehej me 91 lekë.

Në shkallë globale monedha amerikane është është dobësuar me 9% vetëm gjatë këtij viti.

Kjo lëvizje e shpejtë e tregut sipas ekspertëve është ndikuar nga vendimmarrjet e Shtëpisë së Bardhë, por edhe nga rënia e çmimeve të karburanteve në tregjet e huaja. Në rënie është edhe monedha evropiane e cila po këmbehet me 98 lekë nga 99 lekë në fund të javës së shkuar.

Pasiguria e shkaktuar nga lufta tarifore e administratës së Donald Trump duket se po e godet fort monedhën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lajme të tjera |  "Kafe burrash" / Korçari Ilir Vrenozi shfaqet krah Sali Berishës, pasi refuzoi publikisht Ramën

Por shefi i shtëpisë së bardhë thotë se Banka Qendrore e SHBA-ve duhet të bëjë më shumë për të ndihmuar ekonominë. Në një postim në Truth Social, presidenti Trump pretendoi se ekonomia e SHBA-së do të ngadalësohej nëse Jerome Poëell, të cilin ai e quajti “një humbës i madh”, nuk do të ulë menjëherë normat e interesit.

Dollari ka rënë ndjeshëm që nga inaugurimi i Trump në janar dhe duket se është nxitur nga kërcënimet e tij për tarifa gjithëpërfshirëse, të shpallura në të ashtuquajturën “Dita e Çlirimit”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us