Rozana reagon për herë të parë pas eksperiencës në BBVA: Jam ende duke kërkuar mikrofonin në trup

Rozana Radi, finaliste e “BBVA 4”, ka reaguar për herë të parë pas përfundimit të eksperiencës në reality shoë. Ajo, përmes një postimi në Instagram, u shpreh falenderuese ndaj publikut që e vlerësoi në këtë rrugëtim fantastik.

“I përulem publikut për gjithë dashurinë dhe vlerësimin në këtë udhëtim fantastik jete! Finalja ishte e mbushur plot me emocione të bukura!”, shkroi ajo.

“Jam ende duke kërkuar mikrofonin në trup dhe gjumin nuk e kam bërë të plotë”, vijoi Rozana, duke bërë edhe falenderimet e tjera për stafin e “BBVA 4”.

Rozana ishte përballë Gjestit, në një televotim kokë më kokë, ku publiku vendosi që fitues të ishte Gjesti.

Lajme të tjera |  Egli flet për herë të parë pas përfundimit të "BBVA": Çdo fund është një fillim i ri

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us