Manchester United po punon shumë për sezonin e ri. “Djajtë” sipas “Goal Brasil” bëhet me dije se kanë arritur marrëveshjen me Matheus Cunha.
Ky i fundit siç dihet luan me Wolves dhe po bën paraqitje fantastike. Braziliani do të qëndrojë në Premier League, teksa nga sezoni i ardhshëm pritet të luajë në “Old Trafford”.
Palët paraprakisht kanë arritur marrëveshjen mes tyre, teksa ky transferim pritet të konkretizohet për shumën e 73 milionë eurove. Gjithsesi do të pritet që në muajt e ardhshëm të mësohen më shumë detaje mbi këtë lëvizje.
