Shtyrja e sfidës Atalanta-Lecce në leverdi të Gjimshitit, shqiptari lë pas dëmtimin

Përballja e nesërme mes Atalantës dhe Lecces është shtyrë për të dielën. Shkak është bërë ndarja nga jeta e fizioterapistit të klubit të Lecces në moshën 38-vjeçare ditën e sotme.

Nga shtyrja e këtij takimi Berat Gjimshiti ka dalë i përfituar. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare pësoi një lëndim në sfidën me Milanin në javën e fundit dhe ishte në rrezik për sfidën ndaj Lecces.

Megjithatë, tashmë 32-vjeçari shqiptar ka mundësinë të jetë pjesë e skuadrës së Gasperinit. Dy ditë kohë janë të mjaftueshme për Gjimshitit për t’u rikuperuar për sfidën e Lecces.

Lajme të tjera |  4 ekipe zbresin në fushë, luhen 2 ndeshjet e “Play-Off” të Kategorisë së Parë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us