Deputetja Monika Kryemadhi në A2 CNN, bëri një kalkulim të zgjedhjeve të 11 majit për disa qarqe dhe ndarjen e votës. Ajo foli edhe për votat e diasporës, për të cilat tha se pavarësisht metodave për të bërë sa më të sigurt, sërish kjo votë është e cënueshme. Gjatë intervistës deputetja u pyet edhe në lidhje me mandatet për deputet, ku një prej tyre ishte edhe drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha. Kryemadhi u shpreh mosbesuse për Bashën.
Lulzim Basha mund të jetë deputet i kësaj legjistrature?
Kryemadhi: Ju lutem mos më përmend emra kafshës.
Emra çfarë? Lulzim Basha është edhe kolegu juaj?
Kryemadhi: Po moj patjetër, ka kolegë sa të duash.
Nuk mund të jetë deputet po thua?
Kryemadhi: Nuk e besoj kurrë.
Kujtojmë se më herët gjatë një interviste televizive Kryemadhi është shprehur se shkak i divorcit mes saj dhe Metës ka qenë djegia e mandateve të deputetëve të LSI-së në atë kohë, në vitin 2019. Sipas saj, konflikti për çështjen e mandateve mund të jetë shkaktari edhe për shkatërrimin e martesës së saj me Ilir Metën. Kryemadhi drejtonte LSI-në, pasi Ilir Meta ishte President i Republikës. Sa i përket djegies së mandateve, që mesa duket ka prekur edhe martesën e saj, deputetja Kryemadhi bën fajtor edhe Lulzim Bashën si drejtues i opozitës në atë kohë, i cili mori garanci për mbështetje nga Gjermania pas aktit ekstrem politik të djegies së mandateve në bllok.