Flamur Noka, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka deklaruar se Sali Berisha është misionar dhe vetëm ai mund të shpëtojë Shqipërinë.
I pyetur nga Ylli Rakipi se përse PD nuk ka arritur dot të çlirohet nga Berisha dhe si ka mundësi që më e mira që opozita mund të ofrojë është një burrë 80 vjeçar me mëkate në qeverisjet e shkuara, Noka tha se Berisha ka bërë shumë të mira për vendin, por Edi Rama edhe Krishtin e kryqëzon…
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: Opozita sot, u propozon shqiptarëve Sali Berishën për kryeministër, një burrë 80 vjeçar që ka qeverisur disa herë, me arritje por edhe me skandale dhe mëkate të padiskutueshme. Si ka mundësi që opozita edhe në vitin 2025, sipas mendjes tënde, ka mbetur te Saliu dhe më e mira që ajo mund të ofrojë është ende Saliu? Ka mbetur këtu.
Flamur Noka: Ylli, keni rënë në kurth në këtë skemë pyetjesh. Çfarë do të thotë moshë? Sa është Presidenti Trump? Ai sot është lideri i botës. Alternativë për shqiptarët është ai që jep zgjidhje për shqiptarët. Sali Berisha, u rikthye jo për veten e tij dhe jo për karrigen e tij. I ka ezauruar etapat e pushtetit, ka qenë kryeministër, President. U rikthye në parti për të shpëtuar partinë dhe e shpëtoi. Partia ishte peng i Edi Ramës. Është rikthyer për të shpëtuar shoqërinë shqiptare që po shkatërrohet. Sali Berisha është misionar dhe është i vetmi misionar në politikën shqiptare. E nisim, kush është Berisha dhe kush është Edi Rama?Berisha ishte në dhjetor 90’, që përmbysën komunizmin dhe sollën demokracinë. Anëtarësimi në OSBE dhe Këshill i Evropës. Ardhja e TAP në Shqipëri, arritje madhështore. Rilindja nuk e shfrytëzoi për të gazifikuar Shqipërinë. Futi Shqipërinë në NATO. Mund të më thoni një arritje të Ramës?
Ylli Rakipi: Paraqite të mirat e Sali Berishës. Po këta shiko ç’bëjnë, këtë fushatë ka zgjedhur PS. Ka marrë të këqijat dhe rendit të gjithë tmerret e Sali Berishës në të gjithë vitet. Ka material për këtë. A mundej opozita të çlirohej nga Saliu?
Andi Tela: Edhe në 2021 kur ishte Basha, ai thoshte po votuat Bashën, vjen Berisha.
Flamur Noka: Ky është Edi Rama dhe është normale që kundërshtari në fushatë të demonizojë kundërshtarin e tij. Berisha ësht njerëzor, nuk është hyjnor. Kemi bërë edhe ne gabime, nuk do të dilnim në opozitë. Por në çdo arritje të këtij vendi është Berisha. Gjeni një arritje të Ramës, Shqipëria Kolumbi me drogë, Shqipëria Meksikë, meritë e Edi Ramës. Shqipëria në kthetrat e krimit të organizuar. Në Shqipëri qeveris mafia. Shqipëria vendi i fundit në botë për arsimin. Përpara nesh është edhe Palestina dhe Ukraina, që janë në luftë