Egnatia në “alarm”, dy liderë të kampionëve rrezikojnë “Final 4”

Egnatia duket se është gati për të përsëri tur një sezon perfekt dhe të fitojë gjithçka të mundshme në futbollin shqiptar. Kalimi në finalen e kupës ishte një ndër pengesat për të tentuar fitoren për herë të tretë radhazi të këtij kompeticioni.

Tani kampionëve u ka mbetur edhe një objektiv për t’u arritur, përpos atij finalit siç është mbajtja e titullit në shtëpi. Bëhet fjalë për vendin e parë në garën e rregullt dhe për këtë u duhet së paku një barazim me Teutën, pa u merakosur se çfarë bën në fund Vllaznia në duelin me Laçin. Gjithsesi, edhe vendi i parë me 100 milionët si bonus, duket thjesht një formalitet.

SHQETËSON LUSHKJA – Ekipet si Egnatia që thuajse për asnjë moment nuk e kanë vënë në dyshim pjesëmarrjen në “Final 4” këtë edicion, përpiqen që të menaxhojnë forcat në mënyrë që faza finale t’i gjejë në formën e tyre maksimale. Rrogozhinasit kanë bërë maksimumin në këtë aspekt, por, për fat të keq, vështirë se do t’i kenë të gjithë lojtarët të gatshëm dhe në formën e tyre më të mirë. Mirëpo, ai që po shqetëson për momentin, është pikërisht golashënuesi i skuadrës, Regi Lushkja.

Lajme të tjera |  Finalja për vendin e 4-t luhet në “Arenën e Demave”, Partizani zbulon çmimet e biletave

Mesfushori la ndeshjen me Partizanin në mes, ku u zëvendësua pa u mbyllur ende pjesa e parë, për shkak të një shqetësimi në kavilje. Ende nuk dihet shkalla e dëmtimit të kavajasit, por në Rrogozhinë po “kryqëzojnë gishtat” që të mos jetë shqetësuese dhe të paktën të jetë i gatshëm për fazën finale. Sakaq, vijon të jetë problem më vete dëmtimi i mbrojtësit Edison Ndreca, duke bërë që Tetova të vuajë jo pak në krahun e majtë.

TEUTA – Siç dihet, Teuta është “macja e zezë” e ekipit të Egnatias, sepse u bënë vite që nuk fiton dot ndaj tyre dhe duket se ky fakt është kthyer në një normalitet për këtë ekip. Megjithatë, këtë herë gjërat janë ndryshe, sepse përballë ka një ekip që nuk ka asnjë objektiv, sepse mbijetesën e ka siguruar në mënyrë matematikore.

Lajme të tjera |  Adrian Bardhi i papërmbajtshëm, SUPERPREMIO për titullin dhe Kupën (SHUMA)

Ndaj, këtë të diel të besuarit e Edlir Tetovës kanë shansin më të mirë që ta thyejnë përfundimisht mitin e mosmarrjes së tri pikëve ndaj bluve të detit. Për herë të fundit, rrogozhinasit kanë fituar më 23 dhjetor të vitit 2021, kohë kur shënonte sulmuesi Artur Magani një dopietë. Që nga ajo kohë, kanë kaluar plot 13 ndeshje pa fitore.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us