TRONDITET Tirana/ Një grua hidhet nga kati i 8-të i pallatit, vd*s në vend!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen Don Bosko në Tiranë.

Një 60-vjeçare me iniciale L.M është hedhur nga kati i 8 i pallati në të cilin banonte dhe për pasojë ka humbur jetën.

Forcat e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje ku kanë rrethuar vendin dhe kanë mbuluar trupin e viktimës.

Për momentin nuk dihet asnjë informacion rreth motivit të këtij akti tragjik.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:00, në rrugën “Don Bosko”, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e katit të 8-të, në pallatin ku banonte, shtetasja L. M., rreth 60 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për identifikimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Lajme të tjera |  Dosja Veliaj/ SPAK kërkon burg dhe gjoba për të bashkëpandehurit, shpëton "e penduara"! (Lista me emrat dhe bizneset)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us