ZYRTARE/ Reali nuk vonon, klubi spanjoll ZBULON trajnerin e ri

Real Sociedad nuk vonon dhe gjen trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm. Me Imanol Alguacil që do të mbyllë aventurën e tij te Sociedad në fund të sezonit, klubi spanjoll nuk ka vonuar.

Këta të fundit kanë gjetur menjëherë trajnerin e ri, që do t’i marrë në drejtim që nga 1 korriku. Ai do të jetë trajneri aktual i Real Sociedad B, Sergio Francisco. Klubi i Realit nuk ka shkuar larg, por e ka gjetur “timonierin” e ri brenda familjes.

ZYRTARE/ Reali nuk vonon, klubi spanjoll ZBULON trajnerin e ri

Trajneri i ri i Real Sociedad, Sergio Francisco

Kujtojmë se 46-vjeçari ka kohë që është pjesë e klubit spanjoll. Ai e ka nisur karrierën e tij si trajner i Sociedad në vitin 2016, teksa më herët ka drejtuar edhe Real Union.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Edicioni futbollistik 2025/2026 vjen me risi, ndërtohet qendra e dedikuar për sistemin VAR në “Shtëpinë e Futbollit”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us