TRONDIT Raphinha: Nëse oferta nga Arabia do ishte bërë verën e kaluar, do kisha ikur nga Barça

Paratë nuk mund të blejnë gjithçka, veçanërisht kur oferta të caktuara vijnë në kohën e gabuar. I ballafaquar nga klubet në Arabinë Saudite, braziliani Raphinha pranoi me shumë sinqeritet dhe ndershmëri se, nëse propozimi i bujshëm i ardhur javët e fundit do t’i ishte paraqitur verën e kaluar, ai do të ishte lëkundur dhe ndoshta do t’i thoshte lamtumirë Spanjës.

Megjithatë, sot, ish-lojtari i Leeds është një nga pikat e forta të skuadrës së Hansi Flick, madje një kandidat i mundshëm për “Topin e Artë”:

“Dje u informova për ofertën nga Arabia Saudite dhe, sinqerisht, u befasova shumë sepse shifrat ishin shumë të larta. Sinqerisht, nëse do të ma kishin bërë atë ofertë vitin e kaluar, mendoj se do të isha larguar.

Unë isha pak i shkatërruar në atë kohë dhe ajo ofertë do të kishte ndryshuar plotësisht jetën time, jetën e gruas sime, jetën e familjes sime.

Është një shifër që mund të kishte ndryshuar plotësisht jetën tonë. Dhe kushdo që thotë se nuk do të shkonte është gënjeshtar”.

Raphinha ka shënuar 30 gola dhe ka dhënë 21 asistime këtë sezon, sikurse marrë hak pas një periudhe të vështirë nën drejtimin e Xavi.

Lajme të tjera |  LIVE/ Shpërthen në festë kampi bardheblu, Tirana kalon në avantazh ndaj Dinamos (VIDEO)

Flick i dha atij besimin dhe bashkë me të Barça tani po ëndërron një tjetër fitore në Champions League, dhjetë vjet pas asaj të fundit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us