Endrit Braimllari: Të bashkojmë votën për PS, të lëmë mënjanë çdo personazh qesharak që do mandat qyl nga PD

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në Qarkun Tiranë, Endrit Braimllari, përmes një videoje në facebook, thotë se është koha të bashkojmë “çdo votë për numrin 5, për Partinë Socialiste” dhe “të lemë mënjanë çdo personazh qesharak që qëllimin e tij të vetëm ka të marrë ndonjë mandat qyl nga Partia Demokratike”.

“Edhe pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 11 majit ndaj është koha të bashkojmë çdo energji, çdo votë për numrin 5, për Partinë Socialiste, me qëllim që rruga europiane e vendit të bëhet realitet.

Le të lemë mënjanë çdo personazh qesharak që qëllimin e tij të vetëm ka të marrë ndonjë mandat qyl nga Partia Demokratike dhe më pas t’u bëjë karshillëk demokratëve.

Lajme të tjera |  Dosja Veliaj/ SPAK kërkon burg dhe gjoba për të bashkëpandehurit, shpëton "e penduara"! (Lista me emrat dhe bizneset)

Ndaj është koha që të bashkojmë çdo energji për rrugën europiane të fëmijëve tanë. Është koha që të bashkojmë çdo votë me Partinë Socialiste sepse vetëm me Partinë Socialiste rruga europiane e vendit bëhet realitet”,- thotë Braimllari.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us