Po kërkon vota për të/ Meta zbutet ndaj Kryemadhit: Të gjithë ata që janë kundër regjimit, janë të mirëpritur!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një tjetër intervistë nga qelia e paraburgimit të burgut “313” në Tiranë. Edhe pse në kushte jo të zakonshme, ai garon në listën e hapur për t’u bërë deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Teksa i përgjigjet pyetjeve të bëra nga “A2CNN”, Meta zbulon se punon çdo ditë për fushatën e tij, duke iu shkruar bashkëpunëtorëve të tij deri në 150 letra në ditë. I pyetur për mbështetjen që po i jep tashmë ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, Meta u shpreh pozitiv edhe pse nuk u ndal gjatë që ta komentonte fushatën që deputetja po bën për të.

“Të gjithë ata që janë sinqerisht kundër regjimit, janë të mirëpritur në fushatë,“-tha Meta.

Ndërkohë që nuk i ka kursyer akuzat ndaj Endrit Brahimllarit, i cili po garon në listën e hapur të Partisë Socialiste për Tiranën. “Tradhëtinë” e tij, presidenti i Partisë së Lirisë duket se e sheh si “nder”. Ndërsa edhe njëherë shton se më 12 maj, si kryeministër të vendit sheh vetëm Sali Berishën.

PJESË NGA INTERVISTA: 

Andrea Danglli: Z.Meta, jemi pak ditë nga dita e zgjedhjeve e cila këtë herë është shumë ndryshe nga gjithë fushatat elektorale që keni kryer. Si po e zhvilloni fushatën elektorale nga qelia dhe si mendoni që situata ku gjendeni do të ndikojë në rezultatin e Partisë së Lirisë?

Ilir Meta: Fushata ime ecën me ritme të shkëlqyera, nga 80-150 letra në ditë.Ajo filloi me 50-100 letra në ditë dhe do të përfundojë me 200 letra në ditë besoj.Po kështu jam i bindur se Partia e Lirisë ecën e sigurt drejt 12 mandateve të saj (4+8). Unë u rrëmbeva në 21 Tetor në mënyrë banditeske, siç u rrëmbye Aldo Moro në Itali nga brigadat terroriste, pikërisht për shkak të 11 Majit, që Rama të grabisë 1 mandat të katërt, por gjërat kanë ndryshuar shumë që atëherë. Njerëzit e Partisë së Lirisë, kudo po punojnë në terren dhe më mirë se një pjesë e strukturave. Jam çdo ditë në kontakt me dhjetëra e qindra prej tyre.

Lajme të tjera |  E rëndë në Kanada! Makina përplas turmën e njerëzve në festival, disa të vdekur dhe të plagosur

Andrea Danglli: Ish-kryetarja e Partisë së Lirisë, znj.Monika Kryemadhi po bën fushatë për ju në Tiranë, si e keni pritur këtë iniciativë?

Ilir Meta: Të gjithë ata që janë sinqerisht kundër regjimit, janë të mirëpritur në fushatë.

Andrea Danglli: Disa nga figurat më aktive të partisë tuaj janë pozicionuar krah PS. A i druheni ikjeve të tjera nga partia juaj?

Përgjigje: E falënderojmë Edi Ramën dhe SPAK-un e tij që po na e pastron partinë dhe po i merr të gjithë përfituesit dhe njerëzit me probleme me vete.

Andrea Danglli: Ish Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, i njohur si një nga bashkëpunëtorët më të afërt i juaji dhe zonjës Kryemadhi , ju ka akuzuar për shpifje dhe shantazhe, ku ka paralajmëruar ndjekjen e rrugës ligjore pas 11 Majit. Pse gjithë kjo përplasje?

Lajme të tjera |  Më 8 maj, fluturimi i parë nga Aeroporti i Vlorës. Rama: Së shpejti marrëveshje me Italinë për ndërtimin e anijeve

Ilir Meta: Ai ishte simboli i nepotizmit në parti dhe i vetmi dëm që na bëri është se na mori financieren e Partisë për 20 vite, pa e lejuar të bënte dorëzimet në mënyrë ligjore dhe etike , siç dorëzohet një detyrë me përgjegjësi financiare. Ah po edhe databazën e partisë. Rama e kishte projektuar për kryetar të LSI , por shumë mirë që e futi në listën e tij për Tiranën se na ndihmon të marrim shumë më tepër vota socialistësh të ndershëm, që neveriten kur shikojnë shëmtira të tilla morale, që vetëm Rama mund ti pranojë nga dëshpërimi dhe perversiteti për diversion.

Andrea Danglli: Më 11 Maj shihni kryeministër Edi Ramën siç e patë në verën e vitit 2013 apo Sali Berishën siç e patë në verën e vitit 2009?

Ilir Meta: Absolutisht vetëm Berishën dhe shumë më të mirë se Berishën e dytë.

Andrea Danglli: Çfarë duhet të bëjë një lider partie nëse humbet zgjedhjet?

Ilir Meta: Kjo pyetje i takon Ramës për t’iu përgjigjur.

Vetë Kryemadhi është shprehur se ka hequr dorë nga politika dhe se nuk do të kandidojë më për deputete. Por, në rrjetet sociale e ka treguar vazhdimisht mbështetjen për Metën. Madje për këtë të fundit ka dalë në terren për të mbledhur vota në mënyrë që të zgjidhet deputet në legjilaturën  e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us