Laçi kthehet 2 dekada pas, kjo ishte hera e fundit kur skuadra kurbinase ra nga Kategoria Superiore

Klubi i Laçit pas shumë vitesh ka rënë nga elita e futbollit shqiptar. Kurbinasit nuk arritën t’ia dilnin dot të mbijetonin në Kategorinë Superiore këtë sezon duke u klasifikuar në vendin e fundit të tabelës.

Sezonin e ardhshëm, skuadra e Laçit do të militojë në Kategorinë e Parë. Pas një ecurie të gjatë 15-vjeçare në Kategorinë Superiore, ekipi kurbinas ka rënë nga kategoria.

Hera e fundit që Laçi ra nga elita e futbollit shqiptar, ishte ekzaktësisht para 20 vitesh, në sezonin 2004/05. Ndërsa në sezonin 2009/10 Laçi ka bërë pjesë në Kategorinë Superiore, deri në 2024/25.

Lajme të tjera |  Deri në 250 milionë lekë për skuadrën kampione dhe fituesen e Kupës, zbulohen shpërblimet që marrin 4 ekipet e “Final – Four”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us